Bota

OKB: Më shumë se 9.000 civilë të vrαrë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti. Sipas të dhënave, 15.779 civilë janë plagosur. Vetëm në qershor, 112 civilë u konfirmuan se janë vrarë dhe 445 të tjerë të plagosur, tha OKB-ja përmes një deklarate.

OKB paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak se ka vonesa në pranimin e informacioneve nga disa vende ku luftimet e ashpra po vazhdojnë, duke shtuar se disa raporte ende duhet të konfirmohen.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

“Kjo ndodh, për shembull, në Mariupol, Lisiçansk, Popasna dhe Severodonjeck ku ka supozime se ka raste të vrasjeve të civilëve”, tha OKB.

Sipas Radio Evropa e Lirë shumica e viktimave ishin vrarë nga zjarri i artilerisë së rëndë, por edhe nga raketat dhe sulmet ajrore.

Më 19 prill, Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha se kishte regjistruar afër 80.000 krime potenciale të luftës të kryera nga ushtria ruse që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022. Ukraina insiston në krijimin e një tribunali ndërkombëtar për krimin e agresionit të Rusisë.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Rruga Press

YouTube player