Bota

OKB: Mbi 20.000 fëmijë në Gazë kanë mbetur me aftësi të kufizuara

Të paktën 21,000 fëmijë në Gazë kanë mbetur me aftësi të kufizuara që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ka thënë të mërkurën një komitet i Kombeve të Bashkuara. 

Rreth 40,500 fëmijë kanë pësuar lëndime që nga fillimi i luftës, teksa më shumë se gjysma e tyre kanë mbetur me aftësi të kufizuara, ka thënë Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, raporton The Guardian.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

Ndërkohë, tanket dhe automjete ushtarake janë parë të mërkurën përgjatë kufirit izraelit me Gazën.

Kjo vjen ndërsa Izraeli të martën filloi mobilizimin e dhjetëra mijëra rezervistëve, teksa vazhdojnë paralajmërimet për evakuim si pjesë e planit të tij për të zgjeruar ofensivën në Qytetin e Gazës, e cila ka shkaktuar kundërshtim brenda dhe jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player