Bota

OKB: Mbi 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Eksodi më i shpejtë që prej Luftës së II Botërore

Marrëveshjet për korridoret humanitare mes Ukrainës dhe Rusisë duket se ka rritur numrin e evakuimeve. OKB pretendon se deri më tani mbi 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.

Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët e ka quajtur këtë eksod, si më të shpejtin në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Vlen të theksohet se prej ditësh tashmë, Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë.

Forcat ruse, po tentojnë të marrin drejtimin e qyteteve kryesore të vendit, por deri më tani, janë përballur me rezistencën e popullit të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *