Bota

OKB kundërshton vendimin e Estonisë për ndalimin e vizave për rusët

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka reaguar ndaj vendimit të Estonisë për të ndaluar lëshimin e vizave Shengen për shtetasit e Rusisë dhe ndalimin e hyrjes së tyre në vend.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha se me vendosjen e masave të tilla, Estonia po diskriminon qytetarët e Rusisë, shkruan Schengen Visa Info.

Lexo më shumë  Britania do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes. Kryeministri tregon se si do t’i sigurojë paratë

Duke komentuar vendimin e Estonisë, zëdhënësi tha se çdo vend ka të drejtë të zbatojë politikat e veta për vizat dhe në të njëjtën kohë, theksoi se OKB-ja kundërshton diskriminimin.

Autoritetet estoneze njoftuan javën e kaluar se duke filluar nga 18 gushti, vendi nuk do të lëshojë më viza për qytetarët e Rusisë.

Përveç kësaj, rusët që tashmë kanë një vizë Shengen të lëshuar nga Estonia nuk do të lejohen të hyjnë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë do të zhvillohen pas përfundimit të luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *