Bota

OKB kritikon ashpër Izraelin për Gazën: Vratë më shumë fëmijë se sa vrasin konfliktet kudo në 1 vit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblodh në mënyrë urgjente. Gjatë një debati të ashpër, Izraelit iu kërkua të ndalojë ndëshkimin kolektiv të palestinezëve në Gaza në luftën e nisur ndaj Hamas.

“Rreth 70 për qind e personave të vrarë janë fëmijë dhe gra. Save the Children raportoi së fundmi se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019. Ky nuk mund të jetë ‘dëm kolateral’”, deklaroi Philippe Lazzarini, udhëheqësi i Agjencisë së OKB për refugjatët palestinezë.

“Në emër të të gjithë fëmijëve të kapur në këtë makth, ne i bëjmë thirrje botës të bëjë më mirë. Fëmijët nuk fillojnë konflikte dhe janë të pafuqishëm për t’i ndalur ato”, u shpreh Catherine Russell, Drejtore Ekzekutive, UNICEF.

Lisa Doughten, Drejtoreshë, Divizioni i Financimit Humanitar dhe Mobilizimit të Burimeve, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA)

“Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruar, teksa kërkojnë ushqim, ujë dhe strehë mes një fushate të pamëshirshme bombardimi që po fshin familje të tëra dhe lagje të tëra.”

Lexo më shumë  G7-a zotohet për “mbështetje të palëkundur për Ukrainën”

Ata shprehën shqetësim për 64 punonjësit humanitarë që kanë humbur jetën në Gaza, ndërsa kritikojnë ashpër Izraelin për trajtime çnjerëzore të palestinezëve. “Mizoritë e Hamasit nuk e lirojnë shtetin e Izraelit nga detyrimet e tij sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare. Çdo luftë ka rregulla dhe kjo nuk bën përjashtim”, theksoi Lazzarini. Kundërpërgjigja e Izraelit dhe Palestinës ishte kjo:

Riyad H. Mansour, Vëzhgues i Përhershëm në Kombet e Bashkuara, Shteti i Palestinës: “Çdo minutë që kalon ka rëndësi për të arritur paqen. Çdo minutë është dallimi mes jetës dhe vdekjes për palestinezët në Gaza”.

Gilad Erdan, Përfaqësues i Përhershëm në Kombet e Bashkuara, Izrael: “Ne do ta mbajmë këtë yll derisa të dënoni mizoritë e Hamasit dhe të kërkoni lirimin e menjëhershëm të pengjeve tanë. Ne mbajmë një yll të verdhë si një simbol krenarie, një kujtesë që u betuam të luftonim për t’u mbrojtur.”

Ai mori kritika të shumta në arenën ndërkombëtare por edhe brenda Izraelit për këtë, pasi ylli i verdhë është përdorur edhe nga liderët nazistë për të identifikuar hebrenjtë. Shpesh është konsideruar si një yll i turpit. Në selinë e OKB-së ishte I pranishëm edhe ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, i cili kishte fjalë të forta për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, duke kërkuar dhe dorëheqjen e tij pasi kërkon mbrojtjen e civilëve palestinezë.

Lexo më shumë  Gjermania nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje me Poloninë

Eli Cohen, Ministër i Jashtëm I Izraelit: “Hamasi është më i keq se ISIS. Dhe siç thotë kancelari Scholz, ata janë nazistët e rinj. Nuk ka dy palë në këtë moment. Ka vetëm një anë për të mbështetur, përballë agresionit të ISIS. Prandaj, vendosa të anuloj takimin tim me Sekretarin e Përgjithshëm, pasi ne kemi nevojë për një zë të qartë dhe të lartë në lidhje me atë që ndodhi. Ne jemi këtu për të thënë, kurrë më.”

Rruga Press

YouTube player