Bota

OKB, Këshilli i Sigurimit drejt votimit për një rezolutë për ndihmën në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të votojë sot mbi një propozim për të kërkuar që Izraeli dhe Hamasi të lejojnë hyrjen e ndihmave në Gaza me rrugë tokësore, detare dhe ajrore si dhe mbi vendosjen e monitorimit nga Kombet e Bashkuara të ndihmës humanitare të ofruar.

Kjo rezolutë varet nga negociatat mes SHBA-së dhe EBA, të cilat hartuan tekstin. Drafti bën thirrje për një ndërprerje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive për të lejuar akses të sigurt dhe të lirë humanitar.

Lexo më shumë  Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Sipas burimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të zbusin tonet për ndalimin e luftimeve.

Administrata Biden vazhdon, në fakt, të mbështesë një armëpushim, që në këtë moment do të favorizonte Hamasin. Drafti i ri thekson gjithashtu mbështetje për një zgjidhje me dy shtete në rajon.

Rruga Press

YouTube player