Bota

OKB: Kemi hyrë zyrtarisht në epokën e migrimit klimatik

Amy Pope, drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të Kombeve të Bashkuara (OKB), deklaroi se “kemi hyrë zyrtarisht në epokën e migrimit klimatik”.

Në një deklaratë me shkrim, përpara Samitit të Klimës në Afrikë i cili do të mbahet në kryeqytetin e Kenias, Nairobi më 4-6 shtator, Pope bëri thirrje për hapa konkretë për të trajtuar vështirësitë lidhur me ndryshimin klimatik dhe lëvizjen e njerëzve.

“Samiti është ‘takimi më i madh’ i liderëve të vendeve afrikane, ministrave, përfaqësuesve të institucioneve të OKB-së, partnerëve humanitarë dhe zhvillimit, sektorit privat dhe rinisë në historinë e kontinentit”, theksoi Pope e cila shtoi se samiti do të jetë një mundësi e pashembullt për të trajtuar efektet në rritje të ndryshimit klimatik mbi lëvizjen njerëzore në Afrikë.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arrest për Netanjahun dhe liderin e Hamasit

“Vendet e Afrikës, teksa ndodhen në mesin e vendeve më të pambrojtura kundër efekteve të ndryshimit klimatik, ajo përjeton efekte të tmerrshme të krizës së klimës të tilla si thatësirë, përmbytje, temperatura të larta ekstreme dhe ngritja e nivelit të detit. Në vitin 2022 është regjistruar se mbi 7.5 milionë njerëz në Afrikë janë zhvendosur për shkak të fatkeqësive natyrore”, tha Pope.

“Kemi hyrë zyrtarisht në epokën e migrimit klimatik”, theksoi Pope e cila shtoi se ka nevojë për zgjidhje urgjente që të trajtojë lidhjen me ndryshimit klimatik dhe lëvizshmërisë njerëzore në shkallë kontinentale.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

”Banka Evropiane ka raportuar se 105 milionë njerëz mund të bëhen emigrantë në Afrikë për shkak të ndryshimit të klimës nëse nuk kalohet në veprime efektive dhe të vazhdueshme deri në fund të vitit 2023 në Afrikë”, rikujtoi Pope e cila shtoi se IOM mund të sigurojë kontribut në luftën e vazhdueshme me efektet e ndryshimit klimatik mbi Afrikën.

Rruga Press

YouTube player