Bota

OKB jep alarmin: Shkalla e ngrohjes globale po përshpejtohet, duhet të veprojmë shpejt!

Shefja e Organizatës Botërore Meteorologjike ka thënë se shkalla e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu po përshpejtohet dhe se ngrohja ka bërë që të ketë më shumë shpërthime të të ftohtit të Arktikut në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Celeste Saulo ka thënë se bota duhet të përpiqet që të mos jetë shkaktare për ndryshimet klimatike që çojnë në ngrohje jashtë normales, raportoi AP.

Lexo më shumë  Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull

“Kemi një trend që është vërtetë shqetësues”, ka thënë ajo.

Saulo është shprehur se bota duhet të veprojë shpejt, por ka shtuar se ka fuqi ekonomike që e pengojnë këtë.

Përpjekjet e ngadalta për të frenuar ndryshimet klimatike “nuk kanë të bëjnë me diplomacinë, por me fuqinë dhe ekonominë”, ka theksuar ajo.

Saulo ka shprehur shqetësim më të madh për ngjarjet në të dyja polet ndërsa detet ngrohen, akullnajat shkrihen dhe njerëzimi shton gazrat e çliruara në atmosferë.

Lexo më shumë  Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” – pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

E, çka është më e rëndësishme, sipas saj, janë valët e të nxehtit që po përkeqësohen.

“Valët e të nxehtit janë ngjarjet më ekstreme vdekjeprurëse”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player