OKB-ja nis planin për të ndihmuar Afganistanin
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara njoftuan të martën nisjen e një financimi prej 5 miliardë dollarësh (4.4 miliardë euro) për Afganistanin.
Kjo nismë synon të ndihmojë në parandalimin e kolapsit të shërbimeve bazë në vend.
OKB-ja tha se që nga marrja e pushtetit nga talebanët vitin e kaluar, rreth 22 milionë persona brenda Afganistanit janë në nevojë, ndërsa 5.7 milionë të tjerë kërkojnë ndihmë jashtë kufijve të vendit.
Organizata e ka përshkruar apelin për ndihmë humanitare si më të madhin ndonjëherë për një vend të vetëm.
OKB-ja deklaroi se paratë nuk do të përdoren në mënyrë specifike për të mbështetur qeverinë de fakto të talebanëve. Ata theksuan se i gjithë financimi do të shkojnë “drejtpërsëdrejti në xhepat e infermierëve dhe zyrtarëve shëndetësorë në terren”.
Rruga Press