Bota

OKB-ja bën thirrje të ndalet tragjedia: Mbi 4 milionë ukrainas e kanë lëshuar vendin

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët,UNHCR ka bërë të ditur të premten se nga Ukraina janë larguar 4.1 milionë refugjatë.

Agjencia ka treguar se sipas të dhënave të fundit, 4.102.876 ukrainas e kanë lëshuar vendin e tyre që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, teksa 90% e tyre janë gra dhe fëmijë, raporton Sky News.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Të detyruar të ikin për jetët e tyre. Të detyruar të lënë shtëpitë. Të detyruar të ndahen nga familjarët. Kjo tragjedi duhet të ndalet”, ka thënë UNHCR-ja.

Kërkesa e agjencisë së OKB-së vjen pak pasi autoritetet në Kiev kanë deklaruar se të paktën 148 fëmijë janë vrarë nga raketat ruse, që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se deri tani Rusia ka lëshuar mbi Ukrainë 1.370 raketa të cilat kanë shkatërruar 15 aeroporte në të gjithë vendin.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *