Opinion/Aktualitet

OKB: Gratë, të goditurat më rëndë në tregun e punës gjatë pandemisë

Globalisht, midis 2019 dhe 2020, 4.2% e punësimit të grave u eliminua si rezultat i pandemisë

GENEVA, 19 korrik (Reuters) – Gratë janë goditur më shumë sesa burrat nga humbjet e punës, në të gjithë botën për shkak të pandemisë COVID-19 dhe vetëm punësimi i burrave ka të ngjarë të rikuperohet këtë vit në nivelet e 2019-tës, thotë, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

 Gratë, kanë qenë në rrezik më të madh të heqjes nga puna ose reduktimit të orëve të punës gjatë periudhave të kufizimeve ekonomike dhe sociale kundër infeksionit, veçanërisht në sektorë të tillë si akomodimi, shërbimet ushqimore dhe prodhimi, tha agjencia e O.K.B.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Shumë gra jo vetëm që kanë përjetuar humbje të rëndë të të ardhurave, por edhe vazhdojnë të mbajnë barrën e punës së kujdesit të papaguar.

 “Edhe pse rritja e parashikuar e vendeve të punës në 2021, për gratë tejkalon atë të burrave, ajo, megjithatë, do të jetë e pamjaftueshme për t’i rikthyer gratë në nivelet e punësimit para-pandemisë,” tha ILO në një raport.

Globalisht, midis 2019 dhe 2020, 4.2% e punësimit të grave u eliminua si rezultat i pandemisë, duke përfaqësuar një rënie prej 54 milion vendeve të punës, krahasuar me 3% të punësimit të burrave ose 60 milion vende punë, tha ajo.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

 Numri i grave të punësuara në 2021 parashikohet të jetë 13 milion më pak se në 2019, ndërsa numri i burrave në punësim parashikohet të jetë përafërsisht i njëjtë si në 2019. “Vetëm 43.2% e grave në botë në moshë pune, do të punësohen në 2021, krahasuar me 68.6% të burrave në moshë pune,” tha ILO.

Amerikat kishin rënien më të madhe rajonale në punësimin e grave për shkak të pandemisë, me 9.4% dhe perspektivat mbeten të zymta për gratë në rajon, tha ajo.

Raportimi nga Stephanie Nebehay; Redaktimi nga Kevin Liffey

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *