Bota

OKB e alarmuar nga ndryshimet klimatike: Vitin e kaluar u thyen rekordet

Organizata Meteorologjike Botërore, në raportin e saj “Gjendja globale e klimës 2021”, paralajmëron se sistemi energjetik global po e çon njerëzimin drejt katastrofës.

Dokumenti thotë se katër faktorët kryesorë të ndryshimit të klimës thyen rekorde të reja vitin e kaluar, duke iu referuar gazit serrë, rritjes së nivelit të deteve, temperaturave dhe acidifikimit të oqeaneve.

“Vitet nga 2015-a në 2021 ishin më të ngrohtat. Në 2021-shin kemi thyer 4 rekorde; ngrohja e oqeaneve, CO2-shi në atmosferë, acidifikimi i oqeaneve dhe nivelet e deteve”, thotë Peeteri Taalas, nga Organizata Meteorologjike Botërore.

Lexo më shumë  Presidentja e Meksikës ironizon me deklaratën e Trump: Pse të mos e quajmë SHBA-në “America Mexicana”

Për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, raporti është një tregues i dhimbshëm i dështimit të njerëzimit për të luftuar ndryshimet e klimës.

“Nëse veprojmë së bashku, kalimi në energjinë e rinovueshme do të jetë projekti i paqes i shekullit XXI. Çdo vend, qytet dhe qytetar, çdo institucion financiar, kompani dhe organizata të shoqërisë civile kanë rolin e tyre. Por mbi të gjitha është koha që liderët politikë dhe biznesmenët të mos flasin më për këtë energji si një projekt të largët. Sepse pa energji alternative nuk ka të ardhme. Raporti e bën të qartë, është koha të veprojmë para se të jetë tepër vonë”, shprehet Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Lexo më shumë  Menduan se do t’i zënë në befasi, mashtrohen rëndë rusët – ukrainasit parandalojnë sulmin e trupave të Kremlinit në Kursk

Organizata Meteorologjike Botërore deklaroi më tej se, aktivitetet e njeriut po shkaktojnë ndryshimet në shkallë planetare; në tokë, oqeane dhe atmosferë, me degëzime të dëmshme për ekosistemin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *