Bota

OKB alarmon: Rreziku i një konflikti të madh është real

Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, OKB-ja nënvizoi se rreziku i një konflikti të madh në Ukrainë është real dhe duhet të parandalohet me çdo kusht.

Për Shtetet e Bashkuara, vendimi i Rusisë nuk ishte vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por një sulm ndaj sovranitetit të çdo shteti anëtar të OKB-së, i cili do të ketë pasoja të shpejta dhe të rënda.

Lexo më shumë  Irani sulmon bazat amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt

“Ne mbetemi të hapur ndaj diplomacisë dhe zgjidhjes diplomatike, por nuk do të lejojmë një gjakderdhje të re në Donbass”, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Në përgjigje të tij homologu ukrainas, Sergiy Kyslytsya deklaroi se kufijtë nuk do të ndryshojnë.

“Ne jemi të përkushtuar në rrugën diplomatike, por jemi në tokën tonë. Kufijtë nuk do të ndryshojnë”.

Lexo më shumë  Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *