BallinaLajme

OJQ austriake: KelKos duhet të braktis çdo plan për projekte të mëtejme të hidrocentraleve në Ballkan

OJQ austriake: KelKos duhet të braktis çdo plan për projekte të hidrocentraleve në Ballkan

Aktivistë mjedisorë nga Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, janë mbledhur në konferencën e organizuar nga organizata austriake “Riverëatch” për të diskutuar për dëmet që kompania KelKos Energy ka shkaktuar në grykën e Deçanit me tri hidrocentralet e saj.

Megjithë kundërshtimet ndaj operimit të tyre, Kompania KelKos në muajin tetor u pajis me një licencë 40 vjeçare për operim me dy hidrocentrale në Lumëbardhin e Deçanit, pasi Ministria e Mjedisit e pajisi edhe me leje mjedisore

Lexo më shumë  Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë

Kjo licencë shkaktoi pakënaqësi te aktivistët që protestuan për vite me radhë kundër dëmtimit të Grykës së Deçanit.

Në konferencën e sotme morën pjesë: Shpresa Loshaj nga OJQ Pishtarët, Fitore Pacolli- deputete nga Vetëvendosje, Natasha Crnkoviq- nga OJQ Qendra për Mjedis në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ulrich Eichelmann nga OJQ Riverëatch.

Gjithashtu në konferencë pati edhe pjesëmarrës nga mediat nga Austria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Lexo më shumë  Kundër propozimit të PS për “Territorialen”, kryebashkiaku i Poliçanit kritika të ashpra: Na i keni hequr të gjitha kompetencat

Gjithashtu në konferencë pati edhe pjesëmarrës nga mediat nga Austria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

YouTube player