Bota

Oficeri i FSK-së del i pari dhe fiton çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues në Çeki

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se në këtë kurs kanë marrë pjesë studentë oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës, duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik.

Lexo më shumë  Lufta kundër Iranit ka kushtuar 29 miliardë dollarë deri më tani, thotë Pentagoni

“Çmimi i fituar nga toger Bajrami reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Tajvani lëshon raketa amerikane 10 km pranë Kinës para samitit Trump-Xi Jinping