Bota

Oferta e Putinit për negociata me Ukrainën, SHBA: Diplomaci jo reale! Nuk bëhen bisedime nën tytën e armës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime me Ukrainën si një formë “diplomacie jo reale”.

Duke folur me gazetarët në Uashington të premten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet “nën tytën e armës”.

“Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen” tha ai.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Ai shtoi se: “SHBA-të nuk kanë parë asnjë tregues se Putini është i gatshëm të lejojë suksesin e diplomacisë.”

Kujtojmë se më herët këtë të premte, Kremlini deklaroi se Putini ishte “gati” për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi rreth adoptimit të “neutralitetit” dhe “çmilitarizimit” të vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *