Shëndetësi

OBSH tregon numrin masiv të të infektuarve me Omicron në Evropë në dy muajt e ardhshëm

Më shumë se gjysma e personave në Evropë do të infektohen me Omicron gjatë dy muajve të ardhshëm, sipas një deklaratë të Organizatës Botërore së Shëndetësisë.

“Me këtë ritëm, Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetësisë (IHME) parashikon se më shumë se 50 përqind e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme,” tha Hans Kluge, drejtori i Europës për OBSH-në, gjatë një konferencë për shtyp.

Lexo më shumë  Virusi HMPV/ Mjeku Alimehmeti: Mundësitë për një pandemi janë shumë të ulëta

Evropa ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste me Covid në javën e parë të vitit 2022.

Rruga Press

YouTube player