OBSH: Puna në distancë është rrezik për shëndetin fizik dhe mendor
Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të mërkurë ka paralajmëruar për rreziqet e punës së largët për shëndetin fizik.
Në raportin e fundit të OBSH theksohet se puna e largët fizike e ndiko në shëndetin mendor, dhimbjen e shpinës, izolim social dhe stresin e vazhduashëm nga vetmiua.
“Kur organizohet dhe mbështetet siç duhet, puna në distancë mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësit dhe jetën sociale. Megjithatë, kur rreziqet për shëndetin dhe sigurinë e punës në distancë nuk shmangen dhe punëtorët nuk mund të bëjnë zgjedhje të shëndetshme gjatë punës së largët, kjo lloj pune mund të ketë efekte negative të rëndësishme shëndetësore”, thuhet në deklaratën e OBSH.
OBSH ndër të tjera thekson se puna e zgjatur në kompjuter me një lidhje në distancë mund të rezultojë në dëmtime muskuloskeletore dhe tendosje të syve, duke ndikuar në shëndetin mendor të punëtorëve pasi kontribuon në stres.
Ndër rreziqet e tjera për shëndetin fizik, OBSH thekson intolerancën ndaj nxehtësisë, ndriçimin, sigurinë e pajisjeve elektronike dhe cilësinë e ajrit në shtëpitë e punonjësve.
Ndërsa OBSH thekson se rreziqet e shëndetit mendor bazohen kryesisht në preferencat e punës së punonjësve, ajo paralajmëron mundësinë e izolimit social, vetmisë, ankthit dhe fajit.
Gjithashtu studimi zbuloi se puna në distancë rezultoi në një rritje të numrit të konflikteve të brendshme dhe të bashkëmoshatarëve. OBSH dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) po bëjnë thirrje për ndryshime kritike për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve, pasi ata ka të ngjarë të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia pas pandemisë pasi punëtorët dhe punëdhënësit kanë parë disa përfitime nga ky regjim i ri punësimi.
Rruga Press