Bota

OBSH: Pandemia do të pasohet nga probleme të pabarazisë

”Pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit, njerëzimi do të përballet me sfida më serioze se më parë. Ato do të lidhen me varfërinë, urinë, pabarazinë, sëmundjet dhe ndryshimet klimatike’ kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas Gebrejesus “pandemia tregoi se nëse kërcënohet shëndeti, të gjithë janë në rrezik. Në këtë drejtim, nevojitet një “ndryshim themelor” në perceptimet për vlerën e shëndetit. Rritja ekonomike e bazuar në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve dhe planetit duhet “inkurajuar”.

Lexo më shumë  Partia socialiste franceze reagon në lidhje me vizitën e presidentit kinez në Francë: Xi Jinping përfaqëson shtypjen dhe autoritarizmin brenda Kinës

Kreu i OBSH-së beson se shtetet duhet të përpiqen që të gjithë të kenë akses në shërbimet shëndetësore dhe kjo e drejtë e njeriut është një gur themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *