BallinaBota

OBSH nis në janar hetimet në Kinë për origjinën e Covid-19

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thanë të premten se një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nnga OBSH do të shkojë në Kinë në javën e parë të janarit për të hetuar origjinën e pandemisë së koronavirusit.

Kina ka kundërshtuar me forcë thirrjet për një hetim ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit, duke thënë se thirrje të tilla janë anti-Kinë, por ka qenë e hapur për një hetim të udhëhequr nga OBSH.

“OBSH vazhdon të kontaktojë Kinën dhe të diskutojë për ekipin ndërkombëtar dhe vendet që ata do të vizitojnë”, tha Babatunde Olowokure, drejtori rajonal i urgjencave i OBSH-së në Paqësorin Perëndimor, të enjten në një konferencë shtypi.

“Ne kuptojmë se Kina do ta mirëpresë ekipin ndërkombëtar dhe vizitën e tyre… Kjo pritet, për sa dimë, të ndodhë në fillim të janarit,” tha ai.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Ndërsa zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin nuk e komentoi direkt vizitën e OBSH-së, gjatë një konferencë të përditshme për media të Enjten.

“Kina është e gatshme të përmirësojë bashkëpunimin e saj me OBSH-në për të avancuar përpjekjet globale të gjurmimit dhe për të kontribuar pjesën tonë në fitoren tonë të hershme kundër pandemisë,” tha ai, pa iu përgjigjur direkt pyetjes për hetimin e origjinës së Covid-19.

Ashtu si shumë media botëore kanë shkruar muajt e fundit, gati një vit pasi mjekët identifikuan rastet e para të një sëmundjeje të re në qytetin kinez të Vuhanit, vendi ka nisur një fushatë për të ndryshuar mendimin se ai ishte origjina e pandemisë së Covid-19.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Media shtetërore ka raportuar intensivisht për rastet e koronavirusit të zbuluar në paketimin e ushqimeve të ngrira të importuara, dhe për gjetjen e rasteve të të infektuarve në vende të tjera të botës para dhjetorit 2019.

Shkencëtarët kinezë madje kanë paraqitur një artikull kërkimor për botim në revistën e famshme Lancet – edhe pse nuk është shqyrtuar ende nga kolegët – që pretendon se “Vuhan nuk është vendi ku ka ndodhur për herë të parë transmetimi Sars-CoV-2 nga njeriu në njeri”, duke hedhur hipotezën se vendi i origjinës së transmetimit të virusit ka qënë në Indi.exit/

Rruga Press

YouTube player