BallinaBota

OBSH: Në 2021 fillon shpërndarja e barabartë e 2 miliardë vaksinave

Rreth 2 miliardë doza vaksine kundër COVID-19 janë siguruar për shpërndarje proporcionale në 2021-in në 190 vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarë të kompanive prodhuese të vaksinës thanë se parashikojnë të fillojnë dërgimin e vaksinave në tre-mujorin e parë të 2021.

Partneriteti i njohur COVAX tha se kjo sasi përfshin 1.3 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Lexo më shumë  Serbia shpërndan pasaporta për oligarkë rusë të dyshimtë nën sanksione dhe u hap rrugën drejt Evropës

Dërgesat e para të vaksinës kanë mbërritur në disa prej vendeve me të ardhurat më të larta dhe një vaksinë tjetër iu shtua përpjekjeve të vaksinimit në SHBA, pjesa tjetër e botës mbetet në pritje të një zgjidhjeje për të siguruar vaksinat.

“Synimi ynë për barazi në shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 është shëndoshë e mirë,” tha Seth Berkley, shefi ekzekutiv i grupit Aleanca për Vaksina që do të kryesojë operacionin për shpërndarjen e vaksinave në emër të COVAX-it.

Ai tha se parashikon që sasia e parë e vaksinave të përdoret për punonjësit e shëndetësisë dhe individët më në rrezik dhe do të dërgohet deri në fund të qershorit. Pas kësaj do të shtohet sasia e vaksinave në dispozicion dhe shpërndarja përmes këtij operacioni me synimin për të vaksinuar 20% të popullatës së vendeve të COVAX-it brenda vitit 2021.

Lexo më shumë  Si “plotësuese” e NATO-s, Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane: Rusia mbetet kërcënimi më serioz për sigurinë

Rruga Press

YouTube player