Bota

OBSH: Më shumë se 40% e të vrarëve në Gaza janë fëmijë

Agjencitë e OKB-së ofruan sot një pamje gjithnjë e më të dëshpëruar të jetës brenda Gazës, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi të paktën 7300 vdekje, ku më shumë se 40% e të cilëve janë fëmijë.

OBSH citoi të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza dhe njoftoi se ka marrë detaje të rëndësishme për të vrarët.

Lexo më shumë  Kina vazhdon stërvitjet ushtarake afër Tajvanit

“Ka pasur 18,482 lëndime. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë fëmijë”, raportoi OBSH.

Agjencia ndër të tjera shtoi se 23 nga 35 spitalet ishin ende pjesërisht duke funksionuar, ndërsa qendrat e tjera shëndetësore u detyruan të mbyllen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 1,000 njerëz në Gaza kanë nevojë për dializë, 30 foshnja të lindura para kohe janë në inkubatorë dhe 2,000 pacientë me kancer kanë nevojë për trajtim urgjent.

Lexo më shumë  SHBA-ja i përgjigjet Dodikut: Ndarja nënkupton fundin e Republika Srpskas

E gjithë kjo bëhet e pamundur pa karburant për të funksionuar gjeneratorët spitalorë, që po përballen me mungesa karburantesh.

Rruga Press

YouTube player