Bota

OBSH-ja për spitalet në Gaza: Si një film horrori

Agjencitë e ndihmave të OKB-së i frikësoheshin në vazhdimësi rinisjes së luftimeve në Gaza. Mëngjesin e së premtes, një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga Gaza i përshkroi skenat nëpër spitalet “si një film horror”, shkruan BBC.

Ekipi i OBSH-së vizitoi spitalin al-Ahli gjatë armëpushimit njëjavor teksa raportoi se pacientët ishin rëndë të lënduar, dyshemet e spitalit ishin gjithandej me gjatë dhe se trupat e atyre që ishin vrarë ishin rreshtuar në parkingun jashtë spitalit.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Sot OBSH-ja shpresonte të koordinonte ekipet mjekësore të urgjencës për të mbështetur spitalet e pakta të Gazës që janë ende duke funksionuar, por thuhet se kjo tashmë është e pamundur me rinisjen e luftimeve. Ndërkohë Unicef thotë se ndihmat që ishin dorëzuar gjatë javës së kaluar kanë qenë jetike, por jo pothuajse të mjaftueshme.

Punonjësit e ndihmës së OKB-së në Gaza kanë shumë përvojë dhe nuk po shohin konflikt për herë të parë. Por, ajo që bie në sy është tronditja e vërtetë që ata po shprehin tani për atë që po shohin. Unicef ka bërë thirrje sërish për një armëpushim të qëndrueshëm, duke paralajmëruar se “mosveprimi në thelb është një miratim për vrasjen e fëmijëve”.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

Rruga Press

YouTube player