KryesoreLajme

O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë sot se janë duke përcjellur lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

O’Brien ka ritheksuar se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e di së përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshme”, duke shtuar se kjo do të konsiderohej edhe si rrezikim i forcave të NATO’s, që gjenden në Kosovë për të mbrojtur shqiptarët dhe serbët.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Gjatë diskutimit online me gazetarë, O’Brien bëri thirrje të dyja palëve qe të ulin tensionit.

Ai gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rregulloren e re të BQK-së.

Rruga Press

YouTube player