KryesoreLajme

O’Brien vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bëni reforma që të lëvizni më lirshëm drejt BE-së

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka dhënë një mesazh nga takimi me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup.

Në çelje të takimit James O’Brien  tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor, bëjnë reforma te caktuara atëherë njerëzit këtu do të lëvizin më lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

“Nëse bëni reforma të caktuara atëherë njerëzit tuaj lëvizin me lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin. Kemi përfaqësuesit e gjashtë vendeve. Do të zhvillojmë dy ide: idetë praktike për të ecur përpara dhe strategjitë”, tha O’Brien.

Kurse Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, tha se sot është në vëmendje taktika sesi vendet e Ballkanit Perëndimor do të punojnë për të përshpejtuar rritjen dhe afrimin me BE-në.

“Sot do të diskutojmë tregun e përbashkët. Jemi të inkurajuar të shohim energjinë e liderëve të Ballkanit”, tha Kopmann.

Një fjalë e mbajti edhe kryeministri Albin Kurti i cili u shpreh se fati i Kosovës është në BE.

YouTube player