Lajme

“O komandant, i miri i Shqipërisë”, Rama pritet me këngë e valle, si dikur Enveri

Kryeministrit Edi Rama iu rezervua një pritje me këngë polifonike e valle, që për shumëkënd që mban mend kohën e diktaturës, ishte e ngjashme me pritjet që i bëheshin diktatorit Enver Hoxha.

Rama ishte i pranishëm në hapjen e rrugës Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin e Skërficës, ndërsa kostot e segmentit rrugor u shumëfishuan, në krahasim me fondin e parashikuar.

Lexo më shumë  Kurti në Londër e njofton sekretaren britanike për kërcënimet nga Serbia me mbështetjen e Rusisë

Por ja që kjo nuk i bën përshtypje askujt, të paktën atyre që në pikun e temperaturave të larta, qëndronin në diell për ti dhënë dorën Ramës, i cili sot nuk u quajt Skënderbe sikundër e quan Elisa, por komandant.

Dhe komandantit të Rilindjes i ka pëlqyer kjo pritje, ndoshta edhe është mallëngjyer, ndërsa ata që kishte përballë mezi prisnin ta përqafonin, ti puthnin duart dhe ti jepnin edhe urimet.

Lexo më shumë  Kurti në koncertin për Kardinalin Ernest Simoni: Figurë e qëndresës dhe besimit të palëkundur

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *