Bota

Nxiti protestuesit, të tjera dëshmi kundër Trump-it për sulmin në Capitol Hill

Në ditën e shtatë të seancave dëgjimore për sulmin e 6 janarit në Capitol Hill, janë paraqitur të tjera dëshmi të cilat tregojnë se ish-presidenti Donald Trump ka inkurajuar qëllimisht grupet e ekstremit të djathtë që të marshojnë në Kapitol, në përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të fituara nga Joe Biden.

Dëshmia e re nga ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Eric Herschmann plotësoi detajet e asaj që u përshkrua si një takim i turbullt dhjetori midis Trump dhe këshilltarëve që hodhën teoritë e konspiracionit rreth zgjedhjeve.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Flynn më bërtiti se isha një dështak  vazhdoi të ngrihej në këmbë dhe nisi të  më bërtiste.  Unë iu ktheva. Ne debatuam”, u shpreh Eric Herschmann, ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

Në përpjekje për të krijuar një lidhje midis grupeve ekstremiste Oath Keepers, Proud Boys dhe bashkëpunëtorëve të Donald Trump, anëtarët e grupit u pyetën pse kishin shkuar për të marshuar në Kapitol.

“Ju e njihni presidentin, ai i nervozoi të gjithë. U tha të gjithëve të shkonin poshtë. Kështu që ne ndoqëm ata,” dëshmoi  Stephen Ayres, protestues në Capitol.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Unë mendoj se ne duhet të heqim dorë nga loja fjalëve dhe duhet të themi  të vërtetat. Dhe ajo që do të ndodhte  ishte një revolucion i armatosur, njerëz vdiqën atë ditë, u shpreh Jason Van Tatenhove, ish zëdhënës i Oath Keepers.

Komiteti i Hetimit  pretendon se ka lidhje të detajuara midis aleatëve kryesorë të Trump dhe ekstremistëve të së djathtës ekstreme . Trump dhe mbështetësit e tij – duke përfshirë shumë republikanë në Kongres, e hedhin poshtë komisionin e 6 janarit duke e cilësuar  si një gjueti politike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *