Bota

Misioni në Mars, Agjencia Evropiane Hapësinore ndërpret bashkëpunimin me Rusinë

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ndërpreu bashkëpunimin e saj me agjencinë ruse Roscosmos për të nisur roverin (mjet që udhëton në Mars) e parë të Evropës.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i agjencisë, Josef Aschbacher përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot Këshilli i ESA-s iu drejtua misionit ExoMars Rover, se në këto rrethana nuk mund të bashkëpunojmë me Roscosmos dhe këtu bëhet publik ndërprerja e bashkëpunimit me agjencinë ruse si pasojë e sanksioneve perëndimore të vëna pas pushtimit rus në Ukrainë”, u shpreh ai.

Roscosmos, agjencia ruse e hapësirës dhe ESA po bashkëpunonin në një mision që përfshinte Roverin Evropian ExoMars, i projektuar për të kërkuar shenja jete në Mars.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *