Lajme

Nxirret nga nëntoka e Trepçës një kristal madhështor

Nga Miniera e Trepçës është arritur që të nxjerrët një kristal madhështor.

Sipas njoftimit nga miniera ‘’Trepça’’ kristali ka përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

Postimi i plotë:

Nga nëntoka madhështore e Trepçës – një kristal madhështor!
Me krenari të veçantë ndajmë me ju nxjerrjen e këtij kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës sonë, me përmasa mbresëlënëse: 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

Lexo më shumë  Xhelal Sveçla: Kosova e para në rajon për sigurinë, 64% e qytetarëve ndihen të sigurt

Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës.

Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik – ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për reformat dhe sundimin e ligjit

Respekt për çdo minator që çdo ditë zbret në thellësi për të nxjerrë pasuritë e vendit tonë!

YouTube player