Lajme

Nxënësit e dobët, mësues në shkolla, pedagogët: Arsimi në krizë, duhen politika financiare për këtë profesion

Dikur nxënësit më të dobët të klasës, sot mund të jenë mësuesit e fëmijëve tuaj. E çuditshme, por është e vërtetë. Prej vitesh mësuesia në Shqipëri është në krizë. Pedagogët e fakulteteve të mësuesisë tregojnë se shkollat e larta po nxjerrin mësues të dobët, pasi auditorët janë mbushur më studentë jocilësorë. Përjashtim nuk bën as dega e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Fakultetin Histori-Filologji. Vetëm 20% e studentëve në këtë profil kanë interes për degën e zgjedhur. Gjatë një diskutimi me mësues e pedagogë, në ditën botërore të gjuhës amtare, profesorët e gjuhësisë propozojnë rritjen e notës mesatare për të hyrë në mësuesi si dhe rishikimin e programeve mësimore.

Lexo më shumë  Dokumenti i gjetur në telefonin e Shehollit, synimi i Serbisë për zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islamik

Përgjegjësi i departamentit të gjuhësisë Shezai Rrokaj thotë se kriza në degët e mësuesisë vjen nga mungesa e vlerësimit financiar të këtij profesioni.

Prej kohësh fakultetet e mësuesisë kanë dhënë alarmin për nivelin e dobët të studentëve që ndjekin këto degë.

Ndërsa vitet e fundit, kriteri i notës mesatare për të hyrë në mësuesi u shoqërua me uljen e pragut të kalueshmërisë në provimet e maturës shtetërore.

Lexo më shumë  Gur themeli i autostradës Shkup–Bllacë, Qehaja: Do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin tetë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *