Lajme

Nuri: Marrëveshja e emigrantëve me Italianë shkel sovranitetin dhe territorialitetin e Shqipërisë

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV’ me moderatoren Sonila Meço për të komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i hapi rrugë marrëveshjes për emigrantët mes Ramës dhe Melonit ishte juristit, Franc Nuri.

Nuri është shprehur se po ta shihni në përmbledhje GJK u shpreh se nuk cenonte territorialitetin dhe sovranitetin e vendit, ku në të vërtetë kjo marrëveshje e shkel me dy këmbë këto dy pika dhe është një tokë e cila është vendor të ngrihen kampet do të procedohet vetëm me legjislacionin italian dhe kjo cenon sovranitetin e vendit.

“Gjykata Kushtetuese sot me këtë vendim të diskutueshëm, ku sipas rezultatit 5-4 në favor të marrëveshjes jep pamjet se ka pasur një debat të fortë mes gjykatësve në marrjen e këtij vendimi.

Ne këtë lajm në fillim e kemi marrë vesh nga mediat dhe deri pak minutash më para nuk ka pasur një njoftim në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata me vendim të ndërmjetëm përpara vitet të ri vendosi pezullimin  ratifikimit në kuvend dhe me këtë vendim hiqen pengesat dhe mund të miratohet në kuvend lehtësisht. Nga momenti që ratifikohet në parlament është në dorë të presidentit për dekretim.

Mundësia e fundit është që Gjykata Kushtetuese Italiane të investohej dhe të rishikonte ligjin nëse është në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjet e vendit italian.

Po ta shihni në përmbledhje GJK u shpreh se nuk cenonte territorialitetin dhe sovranitetin e vendit, ku në të vërtetë kjo marrëveshje e shkel me dy këmbë këto dy pika dhe është një tokë e cila është vendor të ngrihen kampet do të procedohet vetëm me legjislacionin italian dhe kjo cenon sovranitetin e vendit.”

Rruga Press

Lexo më shumë  OBSH: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
YouTube player