Lajme

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni ka shënuar rritje brenda pesë ditëve

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni është 6.187, ndërsa ka shënuar rritje në krahasim me javën e kaluar.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, gjysma e rasteve aktive janë në Shkup (3.190). Ndërsa numër të lartë të të infektuarve ka në Kumanovë (446), Veles (309) dhe Prilep (245).

Lexo më shumë  Protestat kundër qeverisë në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen në orën 10:00

Numra treshifrorë kan edhe Shtipi (198), Kavadari dhe Ohri me 190, Koçani (151), Strumicë (143), Tetova (104), Kriva Pallanka (111).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, numri i të vdekurve është 7.062.

Dje janë regjistruar 135 raste të reja, pra 9 për qind e të testuarve.

Lexo më shumë  “Ulni qepenat”/ Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Nesër të gjithë në protestë!

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.366.002 testime të Covid-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *