Bota

Numri dy i Gazprombank largohet nga Rusia, shkon të luftojë përkrah ukrainasve. Ngre dyshime për “vetëvrasjet” e fundit në Rusi

Igor Volobuev, nënkryetar i Gazprombank shtetëror, tha se ai ka ikur nga Rusia për të luftuar përkrah forcave ukrainase, duke u bërë të paktën ekzekutivi i katërt ose zyrtari i lartë i njohur që ka bërë një dalje të papritur nga vendi.

Sipas mediave të huaja, Volobuev i tha uebsajtit të pavarur të lajmeve The Insider dhe faqes së lajmeve të biznesit të Ukrainës liga.net se ai u largua nga Rusia më 2 mars dhe iu bashkua forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës.

“Unë nuk mund të shikoja nga anash se çfarë po i bën Rusia atdheut tim”, tha Volobuev, i cili ka lindur në qytetin verilindor të Ukrainës, Okhtyrka, në një intervistë të botuar të martën vonë.

Lexo më shumë  Ndihma amerikane drejt Ukrainës, Blinken në Kiev: Armët do bëjnë diferencën

“Rusët po vrisnin babanë tim, të njohurit dhe miqtë e mi të ngushtë. Babai im jetoi në një bodrum të ftohtë për një muaj. Njerëzit që i njihja që nga fëmijëria më thanë se ishin të turpëruar për mua”.

Volobuev, 50 vjeç, tha se ai u shkarkua pasi u largua nga Rusia, duke i dhënë fund një karriere 33-vjeçare brenda kompanive të lidhura me gjigantin shtetëror të gazit Gazprom.

“Askush në Rusi nuk e di për largimin tim”, ka thënë ish-ekzekutivi.

Volobuev vuri gjithashtu në pikëpyetje shpjegimet zyrtare të vrasjeve-vetëvrasjeve të njëpasnjëshme të ish-zëvendëspresidentit të Gazprombank, Vladislav Avaev në Moskë dhe ish-menaxherit të lartë të gjigantit të energjisë Novatek, Sergei Protosenya në Spanjë.

“Unë nuk besoj se ato ishin vetëvrasje”, citohet të ketë thënë ai për liga.net, duke shtuar se vdekja e Avail mund të jetë “inskenuar sepse ai mund të ketë ditur shumë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *