Lajme

Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është drejt përfundimit. Sipas të dhënave të Qendrave Komunale të Numërimit, deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve, që përfshin 2.349 nga gjithsej 2.533 vendvotime.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi ka përfunduar në 31 komuna, ndërsa ende po vazhdon në shtatë të tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.

Lexo më shumë  Ambasadori britanik: Kryeministri Kurti sinjalizon bashkëpunim të ngushtë dhe mbrojtje të komuniteteve

Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nisë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me me 40.80 për qind. Ajo pasohet nga Partia Demokratike me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike me 17.63 për qind, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind. 

Lexo më shumë  Deputetët e Bundestagut urojnë Kurtin, theksohet mbështetja për Kosovën

Rruga Press

YouTube player