Argument

Nuliteti i dekretit të Osmanit – Ai zbatohet vetëm kur një akt është në kundërshtim të thellë me Kushtetutën

Nga Vigan Qorrolli

Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese e vendosi çështjen në thelbin e saj juridik: dekreti i presidentes në ikje nuk prodhoi asnjë efekt juridik. Në terminologjinë e së drejtës, kjo do të thotë se ai ishte nul.

Në jurisprudencë, nuliteti është forma më e rëndë e pavlefshmërisë juridike. Ai zbatohet vetëm kur një akt është në kundërshtim të thellë me Kushtetutën, me ligjshmërinë dhe me parimet themelore të rendit juridik. Një akt i tillë trajtohet sikur nuk ka ekzistuar kurrë juridikisht.

Lexo më shumë  Osmani tregoi se e di që e ka shkelur Kushtetutën, prandaj aplikoi standard të dyfishtë

Prandaj pyetja është e thjeshtë:

A mund të ekzistojë diku në botë një akt juridik me pasoja potencialisht kushtetuese që në fund rezulton se nuk prodhon asnjë efekt juridik?

Përgjigjja është po aq e qartë: JO, JO, JO!

Por ky vendim thotë edhe diçka tjetër: dekreti i presidentes në ikje ishte një kapërcim i hapur i kufijve kushtetues të pushtetit të saj. Në një republikë parlamentare, Presidenti nuk është mbi Kushtetutën dhe nuk mund ta shpërndajë Kuvendin sipas vullnetit personal. Kur pushteti ushtrohet përtej kompetencave që e drejta ia njeh, akti përfundon aty ku përfundoi ky dekret: në nulitet dhe në dështim të rëndë kushtetues.

Lexo më shumë  Osmani tregoi se e di që e ka shkelur Kushtetutën, prandaj aplikoi standard të dyfishtë

Në mëngjesin e 6 marsit, e shpalli si krenarinë e saj rrëzimin e Kuvendit. Dje, u rrëzua vetë dhe dekreti bashkë me të.

Rruga Press

YouTube player