Lajme

Nuk u hodh me të ëmën nga dritarja? Zjarri në Astir, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Detaje të reja janë mësuar lidhur me zjarrin e ndodhur në Astir mëngjesin e sotëm. Mësohet se viktima 62-vjeçare është Hava Osmënajn, e cila u hodh nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, por nuk mundi që të mbijetojë.

Ndryshe nga sa thuhet në njoftimin e Policisë, dëshmitarët pretendojnë se i riu 36 vjeç, Klodian Osmënaj është nxjerrë jashtë nga banesa që ishte përfshirë nga flakët prej banorëve të tjerë të pallatit. Ndërsa Policia pretendon se edhe ai ishte hedhur nga dritarja bashkë me të ëmën. Po ashtu, ka dyshime që 36-vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor, gjë që ngre pistën se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *