Bota

Nuk ndalet Rusia, uebfaqja e Navalnyt dhe aleatëve të tij bllokohet nga autoritetet pak para zgjedhjeve

Autoritetet ruse bllokuan hyrjen në faqen e internetit të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny  në prag të zgjedhjeve parlamentare, si një përpjekje e fundit për të lënë jashtë tyre aleatët e tij.

Sipas Reuters, ky vendim shihet si kapitulli i fundit në një goditje të gjatë ndaj kundërshtarit më të shquar të brendshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, ku u bllokuan gjithashtu faqet e internetit të 48 individëve dhe organizatave të tjera të lidhura me Navalnyn.

Rregullatori rus i internetit, Roskomnadzor tha se kishte bllokuar navalny.com, një nga faqet kryesore të lëvizjes së Navalnyt  dhe të tjerat me kërkesë të prokurorit të përgjithshëm. Faqet u bllokuan pasi sipas tyre kishin ndihmuar lëvizjet për të shpërndarë propagandë dhe për të vazhduar aktivitetet e paligjshme.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Një gjykatë ruse muajin e kaluar vendosi që organizatat e lidhura me Navalny ishin “ekstremiste” bazuar në akuzat nga prokurori i lartë i Moskës i cili tha se ata ishin duke u përpjekur të nxisnin një revolucion duke kërkuar të destabilizojnë situatën socio-politike brenda Rusisë, një akuzë që ata e mohuan. Vendimi në fakt nxori jashtë ligjit dhe pengoi aleatët e Navalny të marrin pjesë në zgjedhjet e Shtatorit në Dumën e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit.

Lexo më shumë  Drejtori i CIA-s: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse nuk miratohet ndihma e SHBA-së

Navalny, kritiku më i shquar i brendshëm i Putinit, po vuan një dënim prej 2 vjet e gjysëm në burg për shkeljet e lirimit me kusht. Burgosja e tij ka rritur tensionet në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, i cili ka kërkuar që ai të lirohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *