Lajme

“Nuk na merr njeri në punë”, komuniteti rom në protestë ndaj gjuhës diskriminuese të bizneseve

Një tabelë e vendosur në një lokal në Elbasan ku kërkohej një punonjëse pa ngjyrë ka ngjallur reagime në shoqëri veçanërisht tek komuniteti rom.

Në kuadër të kësaj situate këtë të hënë anëtarë të komunitetit dhe mbrojtësit e të drejtave të tyre janë mbledhur në një protestë ku kërkojnë dënimin e diskriminimeve të tilla me bazë racore.

Me pankarta në duart ku shkruhet “gjyko sipas aftësisë jo sipas ngjyrës”, “stop diskriminimit në punë”, protestuesit kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Një nga protestueset është shprehur se më shumë diskriminimin e ndiejnë tek bizneset pasi nuk i punësojnë.

“Nuk na merr njeri në punë”, ka thënë ajo.

Një tjetër protestues thekson se nuk janë vetëm bizneset por përbuzjen dhe të diskriminuar ato ndihen edhe kur kalojnë në rrugë.

“Jemi bërë bashkë për të dënuar diskriminimin që bëhet jo vetëm në biznese por dhe në shoqëri në rrugë ku mund të dëgjosh shpesh fjalë diskriminuese”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *