Bota

Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka pasur një konfrontim fizik mes deputetëve pasi ata të opozitës fillimisht kanë ngritur pankarta pas miratimit të rendit të ditës, e më pas kanë tentuar fizikisht të pengojnë fillimin e diskutimit kur kanë ardhur anëtarët e qeverisë.

Sipas mediave të huaja, përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse të Aleksandar Vuçiqit qëndruan në një lloj muri të gjatë rreth podiumit.

Dhe deputetët e opozitës u bërtitën atyre “Vrasës, vrasës”, duke iu referuar katastrofës në Novi Sad, ku 15 persona vdiqën në rënien e kulmit në stacionin e rindërtuar, gjë që çoi në një sërë protestash në Serbi.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka thirrur sigurimin për të hyrë në sallë, e cila ka tentuar të qetësojë deputetët.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Siç raportohet më tej, një incident ndodhi gjithashtu edhe në galerinë e sallës së Kuvendit, ku siguria e Parlamentit ndërhyri po ashtu.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet
YouTube player