Bota

“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton” – Joe Biden mbajti fjalimin e parë pas fitores së Donald Trump

Joe Biden i ka bërë thirrje vendit që të “ulin tensionet” teksa iu drejtua popullit amerikan për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve nga Donald Trump.

Duke folur në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan tha: “Unë e di se për disa njerëz është një kohë për fitore, për të tjerët është një kohë humbjeje… vendi zgjedh njërën ose tjetrën”.

“Kam thënë shumë herë se nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton, nuk mund ta duash fqinjin vetëm kur bie dakord”, citohet të ketë thënë Biden, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Presidenti aktual tha se kishte biseduar me zotin Trump dhe tha se ai ka urdhëruar ekipin e tij të sigurojë një tranzicion të qetë të pushtetit.

Ai tha: “Populli voton dhe zgjedh liderët e tij dhe ata e bëjnë këtë në mënyrë paqësore. Në një demokraci, vullneti i popullit mbizotëron”.

Presidenti foli edhe për “integritetin e sistemit zgjedhor amerikan”, duke thënë: “Është i ndershëm, është i drejtë dhe transparent. Mund t’i besohet, fiton apo humb”.

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Deklaratat e tij vijnë pasi nënpresidentja Kamala Harris i telefonoi Trump për të pranuar garën dhe për ta uruar atë.

Në një fjalim në Uashington DC, ajo u tha mbështetësve të saj se ishte “krenare për garën që kemi bërë”, por tha “ne duhet të pranojmë rezultatin”.

Kujtojmë se Biden e ka telefonuar tashmë zotin Trump dhe e ka ftuar atë në një takim në Zyrën Ovale për t’u përgatitur për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

YouTube player