Argument

Nuk kemi kohë për të humbur me bllokues që janë të hidhëruar me popullin pse nuk po i do më shumë

Nga Kujtim Zebica

Po shkojmë në zgjedhje sepse opozita – PDK, LDK, AAK, Lista Serbe, Duda Balje dhe Adem Hoxha – nuk po arrijnë ta pranojnë e të pajtohen me peshën elektorale që ua ka dhënë populli.

Kërkuan marrëveshje politike, iu ofrua dhe e refuzuan. Kërkuan president jopartiak, iu ofrua dhe e refuzuan.

Pra, asnjëherë nuk ishte çështja te Presidenti, por te qëllimi i tyre i vetëm: bllokimi i qeverisjes së Albin Kurtit e Vetëvendosjes me partnerët e saj.

Lexo më shumë  O Adriatik Kelmendi, zëdhënës i Vuçiqit dhe bir shpirtëror i epokës së Millosheviqit

Opozita, vazhdimisht këto 5 vitet e fundit, ka votuar dhe vepruar për bllokim. Këtë herë, votat e tyre mjaftuan për ta penguar zgjedhjen e Presidentit dhe për ta çuar vendin në zgjedhje dhe këtë e bënë.

Ata e dinë që i pret një rezultat i dobët edhe në zgjedhjet e radhës, por shpresojnë që të paktën ta rrisin sadopak fuqinë e tyre bllokuese.

Tani është në dorën e qytetarëve: a do t’ua rrisin këtë fuqi bllokuese apo do t’ua heqin përfundimisht nga duar? Besoj shumë që do të jetë kjo e dyta.

Lexo më shumë  O Adriatik Kelmendi, zëdhënës i Vuçiqit dhe bir shpirtëror i epokës së Millosheviqit

Si shoqëri dhe si shtet nuk kemi kohë për të humbur me bllokues që janë të hidhëruar me popullin pse nuk po i do më shumë.

Rruga Press

YouTube player