‘Nuk ka predha’/ Biden “hap” bazat e NATO-s për Putin
Në pikun e situatës Rusi-Ukrainë e cila i ngjan një prag lufte, presidenti amerikan Joe Biden i ka ofruar presidentit rus, Vladimir Putin, akses në bazat e NATO-s, në mënyrë që Moska të konfirmojë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë predha Tomahawk në Rumani, apo Poloni. Sipas “Bloomberg”, kjo lëvizje është bërë për të shmangur luftën. Propozimi do të konfirmohet vetëm me miratimin e aleatëve, sidomos Polonisë dhe Rumanisë.
Lexo më shumë Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake
Sipas marrëveshjes së propozuar nga pala amerikane, edhe rusët do të duhet të ndajnë të njëjtin informacion rreth disa bazave të tyre.
Rruga Press

