Nuk ka organizim të zgjedhjeve serbe në Kosovë, “iluzioni se vendi është pjesë e Serbisë ka mbaruar”
Vetëvendosja e Albin Kurtit ka vendosur që zgjedhjet presidenciale të Serbisë të mos organizohen në Kosovë, në qendra votimi, por serbët e Kosovës mund të votojnë përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse serbe.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë, se zgjedhjet presidenciale të Serbisë nuk do të mbahen në mënyrë tradicionale si më herët përmes qendrave të votimit.
Lila ka shtuar se Beogradi duhet të përgatitet që të organizojë zgjedhjet 3 prillit vetëm përmes zyrës ndërlidhëse serbe në Prishtinë dhe postës, duke iu bërë thirrje serbëve të Kosovës se iluzioni se vendi është pjesë e Serbisë ka mbaruar.
Deputetja e qeverisë Kurti shprehet se Beogradi duhet të nisë me përgatitjet që të votohet përmes Zyrës ndërlidhëse të saj në Prishtinë, duke qenë se në sistemin e tyre nuk mund të votohet me postë, por duke respektuar sovranitetin e Kosovës.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar Kosovën, se nëse zgjedhjet presidenciale mbahen në të njëjtin format si referendumi serb, Albin Kurti do të përballej me pasoja tepër të rënda nga Serbia. Por, shqiptarëve, me të drejtë, nuk po u intereson shumë ky kërcënim patetik, me bazë alogjike, përsa kohë që qëndrimi i tyre është i drejtë, me bazë te e drejta e shteteve dhe e drejtën ndërkombëtare.
Rruga Press