KryesoreLajme

“Nuk ka çështje më urgjente”- Kurti kërkon formimin e komisioneve parlamentare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për formimin e Qeverisë.

Kurti ka theksuar se hapi më urgjent për institucionet është formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e Kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që mendoj se është urgjente për shtetin e Kosovës, është formimi i katër komisioneve të përhershme parlamentare”, u shpreh Kurti, duke shtuar se mosfunksionalizimi i komisioneve rrezikon proceset institucionale.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Mbështetje aplikimit për anëtarësim në BE, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën, mbështetje bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Ai theksoi se pas konstituimit të Kuvendit, të gjitha procedurat e tjera duhet të ecin përpara pa vonesa.

“Tash që kemi konstituuar Kuvendin, është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtejshëm në Kuvend,” tha kryeministri në detyrë.

Ai paralajmëroi se çdo ditë pa komisione funksionale dëmton proceset ligjore, administrative dhe përfitimet qytetare.

“Çështje më urgjente se kjo nuk ka,” u shpreh ai.

Lexo më shumë  Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti kujtoi gjithashtu se afati 15-ditor për mandatarin e propozuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, skadon së shpejti.

“Pesëmbëdhjetëditëshi i mandatarit Konjufca vlen deri të mërkurën,” tha ai.

YouTube player