Bota

“Nuk jam i sigurt nëse do të vritem apo do burgosem për këtë”; Ish-ylli rus i futbollit kritikon pushtimin

Ish-kapiteni i kombëtares ruse të futbollit ka ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm duke u shprehur kundër luftës.

Igor Denisov i tha gazetarit Nobel Arustamyan se ai e dënoi pushtimin dhe pranoi se kishte regjistruar një video ku i bënte thirrje Vladimir Putinit t’i jepte fund luftës, por që asnjë media nuk e kishte publikuar atë.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

“Këto ngjarje janë katastrofike. Është e tmerrshme. Nuk jam i sigurt nëse do të burgosem apo do të vritem për këtë, por po e them ashtu siç është,” tha ai.

Ai vazhdoi: “Kam ende pak frikë, por nuk po fshihem. Nuk po shkoj askund se nuk dua. Si mund të hesht?”

Denisov, i cili ende jeton në Rusi, ishte kapiten i ekipit kombëtar rus në vitin 2012.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *