Bota

Mediumi kroat publikon një dokument francez: Po krijohet një ‘komunitet i ri politik evropian’

Franca dëshiron të krijojë një forum politik gjithëpërfshirës evropian që nuk do të ishte zëvendësues i Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës apo Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por do të mundësonte ndërtimin e një komuniteti të të gjitha vendeve evropiane, pavarësisht nga statusi i tyre në BE apo marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Këtë ide e ka prezantuar për herë të parë presidenti i këtij vendi, Emmanuel Macron, një muaj më parë dhe do të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Franca tashmë u ka dërguar një non-paper vendeve të BE-së ku shprehet ideja e krijimit të një “komuniteti politik evropian”.

Gazeta kroate, jutarnjilist ka parë për së afërmi dokumentin francez, i cili po diskutohet në BE. Është interesant fakti se propozimi u bë vetëm pak ditë para publikimit të opinionit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Komisioni pritet të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për Ukrainën, ndoshta edhe për Moldavinë, dhe është e pasigurt se si do të zbatohet kjo për Gjeorgjinë.

Edhe pse BE-ja thotë se pas aplikimit të këtyre vendeve për anëtarësim në BE, ata “ndoqën procedurën e zakonshme ekzistuese”, është e qartë se gjithçka shkoi shumë më shpejt dhe se bëhej fjalë për motive politike, e më pak për përmbushjen e kritereve reale për anëtarësim. Por gjithsesi, procesi i zgjerimit varet në radhë të parë nga vullneti politik, e më pas nga kushtet formale.

Lexo më shumë  Amnesty International: Ushtria izraelite po kryen krime lufte në Gaza me armatim amerikan

Një proces i gjatë

Non-paperi francez thekson se Këshilli Evropian, i cili do të mblidhet brenda një jave në Bruksel, pritet të vendosë për aplikimin e Ukrainës rreth anëtarësimit, por gjithashtu paralajmëron për kohëzgjatjen e gjatë të procesit, ndaj sugjerojnë krijimin e një “Komuniteti Politik Evropian “.

“Çfarëdo niveli të arrijmë në këtë Këshill Evropian, politika e zgjerimit, për shkak të kërkesës për reforma të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kohëzgjatjes që domosdoshmërisht pason, nuk ofron sot kuadrin e nevojshëm politik për t’iu përgjigjur nevojave urgjente historike dhe gjeopolitike që dalin nga lufta kundër Ukrainës dhe për ndërtimin e strukturimit politik të kontinentit tonë evropian”, shkruan në non-paper francez.

Ishte kjo kohëzgjatje e procesit që i shërbeu Francës si një argument për një propozim rreth një “komuniteti politik evropian” në të cilin të gjitha vendet do të ishin të gatshme të ndajnë vlerat e përbashkëta demokratike dhe të kontribuojnë në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përbashkët të Evropës. Komuniteti do të ishte i hapur për të gjitha vendet evropiane, pavarësisht nëse janë anëtarë të BE-së dhe pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre me Bashkimin Evropian. Ose ata që duan të jenë anëtarë, ata që nuk duan ose janë larguar prej saj, ose janë të lidhur me BE-në vetëm me marrëveshje ekonomike.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Vendet që janë menduar më së shumti në diskutimet për këtë plan francez janë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Partneritetit Lindor, por edhe Mbretëria e Bashkuar, e cila është larguar nga Bashkimi Evropian.

Një ide e ngjashme e Michel

Ky komunitet do të kishte një format “strukturë të butë ligjore” me kompetenca vendimmarrëse, por me respekt për autonominë e BE-së në vendimmarrje. Takimet brenda një komuniteti të tillë do të ishin të rregullta, disa herë në vit, si në nivel krerësh shtetesh apo qeverish, ashtu edhe në nivel ministresh.

Një ide e ngjashme u hodh nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili e quajti atë diçka ndryshe, si “Komuniteti Gjeopolitik Evropian”.

Duke qenë se Michel është jashtëzakonisht i afërt me Macronin, është padyshim e njëjta gjë, ndaj do të jetë një nga temat kryesore të Këshillit Evropian në fund të javës së ardhshme.

Kur Macaron parashtroi për herë të parë idenë e një “komuniteti politik evropian”, pasi u tregua skeptik ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, shumë ishin skeptikë.

Por në këtë non-paper thuhet se krijimi i këtij komuniteti do të ndihmojë, jo do të parandalojë, integrimin në BE për ato vende që e dëshirojnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *