Lajme

“Nuk firmos kontratë apo bonus”, Liza Marku: Te lagjia “5 maj” kemi 28 vite, nuk kemi zaptuar tokë!

Liza Marku është një nga banoret shtëpia e së cilës është shembur te lagjia “5 maj” në kryeqytet.

E ftuar në studion e ‘Fax News’ ajo bën thirrje për drejtësi, duke theksuar se familja e saj është shkatërruar plotësisht që me daljen nga shtëpia e tyre, ku banonin prej 28 vitesh.

Nënë Liza rithekson se nuk ka qenë kundër projektit të rindërtimit nga Bashkia e Tiranës por mënyra se si policia i nxorri nga shtëpia sipas saj është e turpshme dhe kundër ligjit. “Ne nuk jemi zaptues tokash, së pari jemi shqiptarë, fëmijet i kam pa punë”-theksoi ajo.

Liza Marku: Edhe nga ana shëndetësore nuk kam qenë mirë, sepse të ndërtosh shtëpinë e të punosh 30 vite për ta gëzuar. Ne nuk jemi rehat si familje!

Banesa na është shembur në moment. Jam me dy djemtë e nusen, fëmijët i kam shpërndarë te dajat e tyre, pa shkollë, pa punë.
Jemi njoftuar 5 ditë përpara, po ku të gjenim shtëpi ne?

Ne erdhëm në Tiranë për një jetë më të mirë e na doli më keq, kjo që ka ndodh këtu nuk ka ndodh askund. Kam 28 vite që jetoj aty. Ne tokat i kemi blerë, nuk kemi zaptuar asgjë, ne jemi shqiptarë.

Është njësoj si i zoti i shtëpisë të trajtojë familjen e tij keq. Të vinte të na jepte kontratën e rregullt, nuk e kam menduar kurrë këtë lloj situate.

Unë nuk mora dot as rrobat e mia personale, ilaçet. 4 policë duke u shtyrë me një plakë, është turp i botës. Unë dua metrat e shtëpisë time, të sqaruar në detaje. Nuk firmos as kontratë as bonus, po nuk është e rregullt sipas ligjit.

I bej thirrje qeverisë të na japin dokumentete e rregullta, sepse ne nuk kemim asgjë konkrete për të ardhmen.
Ne e dinim se do të vinin por na doli i pabesë me atë rrethim, 40 policë!

Ne ishim 13 vetë pa armë pa shkopinj pa asgjë, na u deshën gjithë ata policë. I bej thirrje ambasadës amerikane, italiane greke dhe u kërkojmë ndihmë, të shohin se çfarë po bëhet në Shqipëri. Ne nuk jemi në Europë!

-Jeni interesuar për të tërhequr gjërat tuaja të mbetura brenda shtëpisë?

I kam marrë, mezi hynë fëmijët! Mbi 15 milion lekë mall mua më ka shkuar dëm.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
YouTube player