Lajme

“Nuk është dokumentuar hyrja në Komisariatin nr.3″/ KSHH: Pikëpyetjet për ndalimin e Lear Kurtit

Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, deklaroi sot në emisionin “Breaking” se janë bërë verifikime në Komisariatin numër 3, Spitalin e Traumës dhe Drejtorinë e Policisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti mesnatën e të mërkurës.

Skëndaj tha se KSHH pati mungesë të aksesit në dokumentacion, që ia vështirësoi punën për të zbardhur rastin e rëndë. Sipas saj nuk është dokumentuar hyrja e viktimës në komisariatin 3.

Lexo më shumë  Për herë të parë, Kosova merr vlerësim kreditor

“Nuk ka asnjë gjurmë të dokumentimit të mbajtjes së këtij shtetasi”-tha Skëndaj.

Edhe procesverbali i kontrollit të viktimës nuk ndodhet dhe nuk i është vënë në dispozicion KSHH-së.

“Ka disa pikëpyetje me ndalimin e shtetasit”-tha Skëndaj duke iu referuar kontrollit të identitetit të Lear Kurtit, pa një urdhër të organeve përkatëse dhe nuk ka patur një të tillë dhe se ky shtetas nuk ishte duke cenuar rendin dhe sigurinë publike.

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *