“Nuk do të ketë paqe”, si Putini po nxit tensione dhe destabilizim në Ballkan
“Republika Srpska” në Bosnje-Hercegovinë ka sulmuar myslimanët dhe është kthyer në mbështetje të presidentit rus Vladimir Putinin, duke rritur frikën e shpërthimit të një krize të re në Ballkan.
Politikani Vojin Pavloviç, ka provokuar me një deklaratë referuar raportit që nxori në pah gjenocid e bërë ndaj më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik 1995, të udhëhequr nga Ratko Mlladiç.
Ai e përshkroi gjenocidin thjesht si një “krim” dhe tha se Mlladiç ishte një hero. “Unë besoj se Ratko Mlladiç është një hero dhe se ai nuk është fajtor për atë që u akuzua dhe u dënua. Nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë”, tha Pavloviç.
Gjithashtu ai u shpreh se nuk do të ketë paqe në këto zona përderisa komuniteti ndërkombëtarë mbron vetëm njërën palë.
“Nuk do të ketë paqe në këtë zonë për sa kohë që komuniteti ndërkombëtar përfaqëson dhe mbron dhe mbron vetëm njërën palë. Ajo njëra anë është ana e myslimanëve”, tha Pavlovic për Sky News.
Duke u ankuar se janë të margjinalizuar nga boshnjakët, Republika Srpska ka filluar thirrjet për të drejtuar punët e veta dhe për të ngritur ushtrinë e saj.
Një tjetër politikan pro rus u shpreh se ishte për shpërbërjen e Bosnjës, madje shtoi se ai donte më shumë rusët se amerikanët.
“Shpërbërja e Bosnje Hercegovinës do të ndodhë nëse ky shtet vazhdon kështu. Boshnjakët gjithmonë përpiqen të kenë një shtet të centralizuar. Ata duan gjithnjë e më shumë. Nuk është e mundur. Ne patëm një luftë për shkak të kësaj. Personalisht, unë i dua rusët më shumë se amerikanët. Ne kemi një marrëdhënie shumë, shumë të fortë historike me rusët dhe ne besojmë në Rusi“, tha Ljubisa Cosic, kryebashkiak i Sarajevës Lindore.
Ndërkohë Pavlovic shkoi më tej duke e quajtur NATO-n një organizatë kriminale dhe duke e krahasuar me Gjermaninë naziste.
“NATO është një organizatë kriminale, e cila mund të krahasohet vetëm me Rajhun e Tretë si një organizatë naziste”, tha ai.
Në korrik, Andi Hoxhaj, bashkëpunëtor në të Drejtën e Bashkimit Evropian, Universiteti i Warwick, shkroi për The Conversation se ndikimi i Rusisë në Ballkan “po rritet si dhe po kërcënohet paqja e brishtë e rajonit”.
Gjithashtu ai vuri në dukje se Moska “ka qenë prej kohësh një forcë me ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor”, duke sjellë si shembull kompanitë ruse që fitojnë aksione kontrolluese në firmat ballkanike të energjisë.
Republika Srpska është një nga dy entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe u formua në vitin 1992 në fillim të Luftës së Bosnjës. “Express.coo.uk
Rruga Press