Lajme

Nuk do ta njohim Kosovën, thotë ambasadori i Greqisë në Serbi

Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kështu u shpreh ambasadori i Greqisë në Beograd Giorgos Giakofotakis për median serbe, Tanjug.

“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd më 3 qershor, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori.

Lexo më shumë  Kurti: Shteti nuk mund të mbështetet vetëm në kujtesë individuale, ajo duhet të mbrohet me dokumente

Greqia, bashkë me Spanjën, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë janë pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Një ndër arsyet kryesore pse Greqia nuk e njeh Kosovën është lidhja e ngushtë mes Kishës Ortodokse Greke me Kishën Ortodokse Serbe.

Pak kohë më parë patriarku grek u shpreh se Kosova është tokë e shenjtë serbe.

Këto cilësime mesjetare kishtare të thëna nga instanca e një shteti evropian e vë goxha në pikëpyetje seriozitetin e BE-së për të shtyrë para drejtësinë ndaj gjenocideve serbe në Ballkan.

Lexo më shumë  Partia Demokratike Evropiane në krah të protestuesve: Ndërhyrja e policisë, jo e denjë për një vend që synon BE-në

Gjithashtu Greqia mbetet i vetmi shtet në evropë që nuk njeh te drejtën e asnjë minoriteti edhe pse shume shqiptarë, romunë e marokenë jetojnë e punojnë në atje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *